Hoxha kërkon falje pasi shpërndau ballinë të rreme të gazetës serbe

0%

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka kërkuar falje pasi ka shpërndarë në rrjetet sociale një informacion të rremë, të paraqitur si ballinë e gazetës serbe “Blic”.

Hoxha kishte publikuar në Facebook një imazh të sajuar, kinse i përkiste numrit të sotëm të gazetës “Blic”, ku pretendohej se ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, kishte lavdëruar deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj, për veprimin e saj në Kuvendin e Kosovës. Në ballinën e rreme shkruhej: “Reagoi Marko Gjuriq: ‘Time Kadrijaj e ka treguar guximin dhe dinjitetin’.

Gjuriq: Kështu mbrohet e vërteta”. Hoxha e kishte shoqëruar publikimin me mbishkrimin: “Lëvdatat që nuk duhen”. Anëtari i Kryesisë së LVV-së shpërndan ballinë të rreme të “Blic” për incidentin në Kuvend, reagon Aleanca Pas publikimit, ai ka pranuar se materiali ishte i rremë dhe ka kërkuar falje për shpërndarjen e tij. “Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në postimin tim shpërndava një foto të sajuar e ballinës së një gazete serbe me në qendër foton e deputetes Time Kadrija”, ka shkruar Hoxha. Ai ka thënë se është bërë e vështirë të dallohet informacioni i vërtetë nga ai i rremë. “Është bërë shumë e vështirë të ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë.

Po kërkoj edhe një herë falje për shpërndarjen e një informacioni të rremë”, ka shtuar ai. Fotomontazhi lidhej me incidentin e ndodhur një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti./Telegrafi.

Burimi: Telegrafi