Greqia përballet me zjarre të mëdha, 150 shtëpi digjen në Atikë

0%

Mbi 150 shtëpi rezultojne të djegura në zonën e Atikes ndërsa autoritet greke vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri Rruga që lidh Porto Germenon me Pasathan vijon të jetë e bllokuar. Policia nuk lejon asnjë automjet të qarkullojë në këtë rrugë për shkak të rrezikut të aktivizimit të zjarrit.

Po ashtu në këtë rrugë është edhe helikopteri i rrëzuar pak ditë më parë ku humbën jetën dy pilotët ndërsa po bëhet ende ekspertiza. Ndryshe nga Porto Germeno, në Psatha është rikthyer normaliteti, ndonëse ende pushuesit janë të pakët në numër që e frekuentojnë për shkak të frikës.

Rajoni i Atikisë perëndimore mbetet zona më problematike çdo vit për shkak të zjarreve të mëdha që aktivizohen në pyjet me pishë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot