Kombëtarja e volejbollit të Kosovës nis përgatitjet për Lojërat

0%

Kombëtarja A e Kosovës në volejboll për meshkuj ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Përgatitjet po zhvillohen në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, nën drejtimin e përzgjedhësit Darko Prebiracevic, së bashku me Faton Mustafën dhe Bardhyl Hajdarajn. Kosova do të ketë një grup të vështirë, ku do të përballet me Spanjën dhe Francën.

Nga 20 gushti, Kosova do të garojë në Taranto në të dyja konkurrencat, te meshkujt dhe femrat, në një tjetër paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare për volejbollin kosovar.

Burimi: Bota Sot