Të martën dhe të mërkurën temperaturat më të larta, të enjten mot me

0%

Parashikimi i motit prej dt 10– E hënë, Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1-4 m/s, lokalisht me intensitet më të lartë.. E martë, Do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të jenë 12–17°C, ndërsa maksimalet 30–36°C. Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1-5 m/s. E mërkurë, Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në viset e larta malore parashihen vranesira të pakta.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 36°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–5m/s. E enjte, Do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe mundësi për stuhi të izoluara. Temperaturat minimale do të jenë 12–17°C, ndërsa maksimalet 30–34°C.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të stuhive mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës dhe ndryshim të drejtimit. E premte, Moti do të jetë kryesisht me diell, me zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s. Përmbledhje Në përgjithësi, periudha 10– do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe i nxehtë, me temperatura maksimale deri në 36°C.

Dita më e nxehtë pritet të jetë e marta dhe e mërkura, ndërsa e enjtja sjell kushte më të favorshme për zhvillimin e vranësirave konvektive, me mundësi për reshje lokale shiu, bubullima dhe stuhi të izoluara. Temperaturat e larta, së bashku me rrezatimin e shtuar diellor, do të krijojnë ngarkesë termike dhe nivel të lartë deri shumë të lartë të rrezatimit UV.

Për shkak të indeksit të lartë UV, rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve –, përdorimi i kremit mbrojtës , kapelës dhe syzeve me mbrojtje UV, si dhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit. Kujdes të shtuar duhet të kenë fëmijët, të moshuarit dhe personat e ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

Në sektorin e bujqësisë, kushtet do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave, por kërkesa për ujë do të mbetet e lartë për shkak të temperaturave dhe evapotranspirimit të shtuar.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës do të përcjellë në vazhdimësi situatën meteorologjike dhe, në rast të ndonjë ndryshimi eventual të kushteve të motit apo zhvillimit të dukurive të tjera meteorologjike, do ta njoftojë me kohë opinionin publik për zhvillimet dhe parashikimet e reja.

Parashikimet meteorologjike mund të pësojnë ndryshime gjatë kohës, veçanërisht në rast të zhvillimit të dukurive konvektive, prandaj rekomandohet që qytetarët të përcjellin njoftimet dhe përditësimet e radhës të IHMK-së.

Burimi: Bota Sot