Java nis me 36 gradë Celsius

0%

Shpërndaje në: Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë kryesisht me diell dhe temperatura tejet të larta. Maksimalja për disa ditë me radhë pritet të arrijë deri në 36 gradë Celsius. Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, edhe të martën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë 12–17°C, ndërsa maksimalet 30–36°C. Gjithashtu edhe të mërkurën moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Në viset e larta malore parashihen vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 36°C.

Ndërkohë të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe mundësi për stuhi të izoluara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa maksimalja deri në 34 gradë Celsius.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gatë zhvillimit të stuhive mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës dhe ndryshim të drejtimit. Edhe Arbëri 5 kor 2026 Java nis me mot të qëndrueshëm, temperaturat deri në 30°C Të premten, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C.

Rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve –, përdorimi i kremit mbrojtës , kapelës dhe syzeve me mbrojtje UV, si dhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit. Kujdes të shtuar duhet të kenë fëmijët, të moshuarit dhe personat e ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

Në sektorin e bujqësisë, kushtet do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave, por kërkesa për ujë do të mbetet e lartë.

Burimi: Koha