Më , rreth orës , në zonën e Karposhit në Shkup, zyrtarët policorë të Njësitit për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria M.D. (42) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar kokainë, marihuanë, peshore digjitale me mbetje kokaine, si dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë origjinë nga vepra penale.Më , rreth orës , në rrugën “Bukureshka”, në zonën e Karposhit në Shkup, policia ka privuar nga liria D.M. (23), M.Ç. (23) dhe një 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi.
Gjatë veprimeve zyrtare, tek D.M. janë gjetur dhe konfiskuar sasi më e madhe marihuane dhe kokainë. Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale me procedurë të shpejtë.
