Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj. Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat, teksa prindi po kryente një manovër me automjetin e tij. Gjatë manovrës, automjeti ka goditur vajzën e tij 4-vjeçare.
Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar dinamikën e aksidentit tragjik.
