Dy pushues rrezikuan të mbyteshin në Velipojë, shpëtohen nga Policia

0%

Dy pushues janë shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës, pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë Kufitare. Ngjarja u konstatua gjatë monitorimit të zonave bregdetare nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilat përdorin dronë dhe mjete lundruese për garantimin e sigurisë së pushuesve.

Gjatë monitorimit, efektivët konstatuan dy persona që rrezikonin të mbyteshin në det. Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë me mjete lundruese Jet Ski, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg. Bëhet fjalë për shtetasit M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com