Rrezikonin të mbyteshin në Velipojë, Policia Kufitare shpëton dy

0%

Dy pushues kanë rrezikuar të mbyteshin në det në plazhin e Velipojës, por janë shpëtuar në kohë nga shërbimet e Policisë Kufitare. Gjatë monitorimit intensiv të vijës bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, efektivët e DVKM Shkodër kanë konstatuar dy shtetas në vështirësi në det dhe kanë ndërhyrë menjëherë me mjete lundruese Jet Ski.

Të shpëtuarit janë një 67-vjeçar, banues në Burrel, dhe një 41-vjeçar, banues në Velipojë. Pas ndërhyrjes së policisë, të dy janë nxjerrë në breg në gjendje të sigurt. “Monitorim intensiv i zonave bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, nga shërbimet e DVKM Shkodër, për garantimin e sigurisë së pushuesve.

Gjatë monitorimit, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas që rrezikonin të mbyteshin në det, në plazhin e Velipojës. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, me mjete lundruese Jet Ski, bëri të mundur shpëtimin e 2 shtetasve, M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë, të cilët rrezikonin të mbyteshin në det.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë monitorimin intensiv të vijës bregdetare dhe janë në gatishmëri të plotë, në çdo kohë, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve dhe për të garantuar sigurinë e tyre“, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: Bota Sot