Shqipëria për Zelenskyn në Serbi: I shërben interesave të Ukrainës,

0%

Shpërndaje në: Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për vizitën e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenksyy në Serbi dhe takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme, thuhet që vizita e presidentit Zelenskyy në Serbi i shërben, para së gjithash, interesave të Ukrainës Në reagim thuhet se Shqipëria qëndron krah integritetit territorial të Ukrainës njësoj siç qëndron krah sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, çdo hap që ndihmon Serbinë të largohet më tej nga ndikimi i Rusisë dhe të afrohet me Evropën është pozitiv. Gjatë qëndrimit në Serbi, Zelensky pohoi se nuk e kanë ndërmend ta njohin Kosovën. Tutje thuhet se është themelore paqja në Ballkanin Perëndimor dhe pranimi i pavarësisë së Kosovës, si një realitet i pakthyeshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne mbajmë gjithashtu qëndrimin e vendosur se Serbia dhe Kosova i përkasin një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Normalizimi i marrëdhënieve të tyre, që përfundimisht duhet të çojë drejt njohjes reciproke, nuk do ta dobësonte Serbinë.

Përkundrazi, do të ndihmonte në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së afërt të rajonit tonë dhe do të hapte rrugën drejt pajtimit të vërtetë, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe paqes së qëndrueshme. Ballkani Perëndimor ka nevojë për këtë energji pozitive sot, ndoshta më shumë se kurrë.

Vizita e Presidentit Zelenskyy në Serbi i shërben, para së gjithash, interesave të Ukrainës. Kjo është e kuptueshme dhe legjitime”, thuhet mes tjerash në reagim.

Edhe Arbëri 22 dhj 2025 Kosovarët, evropianët e rinj që nuk po ripërtërihen Gjatë vizitës në Serbi, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksy, deklaroi se qëndrimi i shtetit të tij për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur, nuk ka ndryshuar dhe se e respekton integritetin territorial të Serbisë.

Kosova është prej vendeve që i ka dhënë mbështetje vazhdimisht Ukrainës prej kur ka nisur lufta me Rusinë në vitin 2022. Kosova pranoi të strehojë refugjatë ukrainas, nisi program për gazetarët ukrainas, i vendosi sanksione Rusisë dhe ofroi ndihmë humanitare dhe mjekësore.

Burimi: Koha