Flet për të ardhmen e Ferran Torresit

0%

Fermin Lopez ka reaguar ndaj zërave të fundit që lidhen me të ardhmen e Ferran Torresit dhe interesimin e Barcelonës për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri. Pas humbjes 1-0 ndaj Udineses, mesfushori spanjoll u pyet për dy çështjet që po marrin vëmendje të madhe në afatin kalimtar.

Sa i përket Ferran Torresit, Fermin preferoi të mos japë një qëndrim të prerë, duke theksuar se nuk i di të gjitha detajet rreth situatës së bashkëlojtarit të tij. “Ferran është një bashkëlojtar i madh. Nuk dua të futem në këtë çështje, sepse nuk i kam të gjitha informacionet”, deklaroi Lopez.

Ndërkohë, për interesimin e Barcelonës për Rodrin, ai u shpreh në mënyrë të ngjashme: “Nuk i kam të gjitha informacionet as për Rodrin, por çfarëdo që të vendosin Deco dhe drejtuesit sportivë, do të jetë në rregull. Të gjithë e dinë se ai është një lojtar i madh”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rodri është përfolur si një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për këtë verë, ndërsa Ferran Torres lidhet me një largim të mundshëm nga klubi katalanas. Megjithatë, për momentin, e ardhmja e të dy lojtarëve mbetet në pritje të vendimeve përfundimtare.

Burimi: Bota Sot