I kërkoi të qetësohej, infermierja sulmohet barbarisht në urgjencë/

0%

Një incident i rëndë dhune është regjistruar në orët e para të së shtunës, në Departamentin e Urgjencës së Spitalit “Kryqi i Kuq”, në Greqi, ku një pacient ka sulmuar fizikisht një infermiere. Ngjarja ndodhi teksa infermierja, e cila zakonisht punon në Njësinë e Kujdesit Intensiv, ishte transferuar për atë turn në Urgjencë.

Sipas denoncimit të presidentit të POEDIN, Michalis Giannakou, pacienti ndodhej në një barelë në ambientet e klinikës, ndërsa mjekët i kërkuan të priste, pasi përparësi kishin pacientët në gjendje të rëndë, jeta e të cilëve ishte në rrezik. Kërkesa për të bërë durim dyshohet se zemëroi pacientin, i cili më pas u ngrit dhe sulmoi infermieren.

Sipas Giannakou, pacienti i kapi flokët infermieres dhe ia shkuli, e goditi me grushte dhe më pas e përplasi me kokë pas derës. “Ai u ngrit në këmbë, duke e vënë në shënjestër infermieren dhe u përpoq ta rrihte keq. E kapi për flokësh, të cilat i shkuli, e goditi me grushte dhe e goditi me kokë në derë”, deklaroi Giannakou.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Presidenti i POEDIN ka ngritur gjithashtu akuza për mënyrën se si reaguan rojet e sigurisë që ndodheshin në vendngjarje. Sipas tij, dy roje ishin të pranishëm dhe, pavarësisht kërkesave për ndërhyrje, nuk e ndihmuan infermieren, duke iu referuar rregullave që ndalojnë kontaktin fizik me pacientët.

“Pikërisht aty ishin dy roje të cilët, pavarësisht se u kërkuan, nuk ndihmuan sepse kontakti fizik me një pacient është i ndaluar. Kolegja po rrihej, ajo ishte në rrezik të vritej dhe rojet shikonin si spektatorë”, tha Giannakou.

Burimi: Bota Sot