Ekskluzive | Kamerat e nxorën zbuluar: 19-vjeçari dyshohet se hyri me

0%

Një rast i vjedhjes së rëndë në zonën industriale të Miradisë së Epërme në Fushë Kosovë është zbardhur nga Policia, pasi pamjet e kamerave të sigurisë kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit. Sinjali mëson se i dyshuari është Armend Salihu , rreth 19-vjeçar, i cili pas intervistimit dyshohet se e ka pranuar kryerjen e veprës.

Rasti kishte ndodhur më 26 korrik, rreth orës , në një depo të kompanisë “Kosprod”, ndërsa ishte raportuar në Polici më 4 gusht nga D. B., rreth 23-vjeçar. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pas kontrollimit të kamerave të sigurisë ishte vërejtur një person me karrocë, i cili dyshohet se kishte depërtuar në depo duke dëmtuar njërën nga dyert.

Nga depoja dyshohet se janë vjedhur sende metalike dhe kabllo elektrike, vlera e të cilave është deklaruar të jetë rreth 2 mijë euro. Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Fushë Kosovë ka analizuar pamjet e kamerave dhe, sipas raportit, ka arritur ta identifikojë të dyshuarin si Armend Salihu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, sipas burimeve, ka pranuar se e kishte kryer vjedhjen. Me vendim të Prokurores kujdestare, ndaj të dyshuarit është caktuar ndalimi prej 48 orësh. Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com