Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur ditë më parë në fshatin Shurdhan të Gjilanit ka përfunduar tragjikisht. Pas më shumë se një jave në gjendje të rëndë në QKUK, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë. Sinjali mëson se viktima është Fatbardh Islami, rreth 28-vjeçar, nga fshati Shurdhan.
Aksidenti kishte ndodhur më 31 korrik, rreth orës , ku ishin përfshirë një Mercedes-Benz, që drejtohej nga një i mitur P.A., rreth 16-vjeçar dhe një motoçikletë Suzuki pa targa, që drejtohej nga Islami. Sipas informacioneve të rastit, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e një kthimi të pasigurt majtas. Nga përplasja, Fatbardh Islami kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Fillimisht atij i ishte dhënë ndihma mjekësore në Spitalin e Gjilanit, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në QKUK në Prishtinë, ku po trajtohej në repartin e Mjekimit Intensiv. Por mëngjesin e sotëm ka ardhur lajmi tragjik. Rreth orës , Policia është njoftuar se 28-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë.
Për zhvillimin e ri është njoftuar Prokurorja për të Mitur, e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion. Rasti tashmë po trajtohet si aksident trafiku me fatalitet, ndërsa hetimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë për aksidentin vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!