Boriçi është një nga talentet e Elbasanit

0%

Armir Boriçi është një nga talentet e Elbasanit. Verdheblutë njoftuan sot për firmën deri në vitin 2029 me mesfushorin. Boriçi është 17 vjeç dhe Elbasani i besoi kontratën e parë si profesionist. Kujtojmë se bën pjesë te Kombëtarja U-19. Debutimi me ekipin e parë erdhi në edicionin e kaluar, pikërisht nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.

Boriçi do i shërbejë verdheblutë gjatë këtij sezoni, duke qenë se FSHF bëri me detyrim aktivizimin e një futbollisti me pasaportën shqiptare dhe të lindur në vitin 2007 ose më vonë.

Burimi: Bota Sot