Zbulohet kërkesa e anglezit

0%

Bayern Munich pritet të nisë së shpejti negociatat për rinovimin e kontratës me Harry Kane, e cila skadon në qershor të vitit 2027. Sipas “Bild”, paga prej rreth 25 milionë eurosh në sezon nuk pritet të jetë problem. Bayern dëshiron ta zgjasë kontratën deri në vitin 2029, ndërsa përfaqësuesit e Kane kërkojnë marrëveshje deri në vitin 2030.

Pavarësisht interesimit të klubeve si Barcelona dhe Al Hilal, Kane nuk e mendon largimin nga Bayern dhe synon të vazhdojë të fitojë trofe me klubin bavarez.

Burimi: Bota Sot