Sulmet e grupit Huthi kërcënojnë zgjerimin e luftës, si po përfshihet

0%

Konflikti në Jemen po rikthehet në qendër të vëmendjes, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit rrezikon të zgjerohet në rajon. Forcat jemenase të mbështetura nga Arabia Saudite zhvilluan të shtunën një operacion kundër rebelëve Huthi, të mbështetur nga Irani. Një zëdhënës i ushtrisë jemenase akuzoi Huthit se po e përfshijnë vendin në konflikte rajonale në interes të fuqive të huaja.

Huthit janë një nga grupet e lidhura me Iranin që kanë kërcënuar me zgjerimin e konfliktit. Në muajt e fundit, ata kanë sulmuar anije tregtare dhe kanë intensifikuar sulmet ndaj Arabisë Saudite. Përballë kërcënimeve, Arabia Saudite ka forcuar bashkëpunimin e saj në fushën e sigurisë. Javën e kaluar, Riad nënshkroi një marrëveshje mbrojtjeje me Pakistanin dhe Turqinë.

Lufta në Jemen ka nisur më shumë se një dekadë më parë dhe është zhvilluar kryesisht mes rebelëve Huthi dhe forcave që mbështesin qeverinë e njohur ndërkombëtarisht. Huthit kontrollojnë kryeqytetin Sanaa dhe pjesën më të madhe të bregdetit jemenas në Detin e Kuq. Ata janë bërë pjesë e rrjetit të grupeve aleate të Iranit në rajon, duke përfituar prej tij armë dhe teknologji.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arabia Saudite ndërhyri ushtarakisht në Jemen në vitin 2015, në përpjekje për të zmbrapsur Huthit, por konflikti rezultoi në një prej krizave më të rënda humanitare në botë. Tashmë, ekspertët paralajmërojnë se Huthit mund të shfrytëzojnë luftën mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij për të rikthyer ndikimin e humbur dhe për të zgjeruar përplasjen në Lindjen e Mesme.

Burimi: Bota Sot