Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si rezultat i punës dhe veprimeve policore, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti mbetet nën procedurë hetimore.
Lidhur me rastin, si rezultat i punës dhe veprimeve policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ne njoftim.