Maldini rrëfen të vërtetën e plotë pas dorëheqjes

0%

Paolo Maldini është rikthyer të flasë për periudhën e shkurtër ku qëndroi si drejtor teknik i Italisë. Pas më pak se 3 javësh erdhi largimi, duke qenë se për arsye jashtë futbollit nuk u emërua Pirlo si trajner. Maldini nuk është kursyer duke treguar bisedat me Malagon, që është presidenti i Federatës së Futbollit në Itali. “Nuk jam i lidhur pas karriges.

Ndihem shumë i lirë në zgjedhjet e mia. Falë Zotit, nuk kam nevoja ekonomike. Ajo që më shtyn të pranoj role është mundësia për t’i realizuar ato, për të dhënë kontributin tim. Më vjen keq që kjo gjë shihet si arrogancë apo papërkulshmëri. Por nëse më përcaktojnë si personin përgjegjës, ndihem i detyruar të jem i tillë”, u shpreh fillimisht Maldini për “Corriere della Sera”.

Deri tani ju keni heshtur. A na tregoni se si shkoi në të vërtetë eksperienca juaj e shkurtër si drejtor teknik i kombëtares? “Malago më telefonoi për Pashkë, duke më thënë: ‘Ekziston mundësia që unë të bëhem president i Federatës Italiane të Futbollit(FIGC). Ti je personi që do të doja të kisha me vete’. Unë i dhashë gatishmërinë time. Në futboll, për mua ekzistojnë vetëm dy gjëra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Milani dhe kombëtarja. Më pas nuk e dëgjova më. Një ditë para zgjedhjeve, Malago më telefonoi përsëri: ‘Nesër votohet, ka mundësi të mira, do të doja të ishe pjesë e ekipit’. I përgjigjem: Le të flasim”. Dhe biseduat. “Më kërkoi të bëhesha president i ‘Club Italia’. Nuk bëhej fjalë vetëm për ringritjen e kombëtares. Duhej të riorganizohej futbolli italian. Leonardo?

Me të më lidhin miqësia, vlerat dhe parimet. Leo ka një aftësi të madhe organizative, përveçse ka një mirëkuptim të madh me mua. Kështu nisëm punën. Dhe menduam për një rol të ri. Drejtimin teknik. Drejtoria teknike nuk ka qenë kurrë pjesë e organigramës së kombëtares. Trajneri i referohej drejtpërdrejt presidentit. Por kjo nuk ishte e drejtë.

Trajneri ka nevojë të ketë dikë me të cilin të konsultohet”. Dhe më pas, çfarë ndodhi? “Më pas marrëveshjet u rishikuan. Për pasojë, e vetmja gjë që mund të bëja ishte të jepja dorëheqjen. Madje, të hiqja dorë nga nënshkrimi i kontratës katërvjeçare, e cila duhej të niste më 1 gusht”.

Por, më falni, si mund ta pranonit pa pasur një marrëveshje me Malagon për emrin e trajnerit të kombëtares? “Pikërisht për këtë. Gjëja e parë që pyeta ishte: ‘Kush e zgjedh trajnerin e kombëtares?’ Malago m’u përgjigj: ‘ Trajnerin e zgjidhni ju dhe unë e miratoj’. Kjo ishte marrëveshja. Më pas ngjarjet bënë që kjo gjë të ndryshonte. Pirlo? Ideja jonë lidhej me aspektin teknik.

Me lojën sulmuese. Me një ndryshim. Në Itali kemi mbetur pas në shumë gjëra. Donim që formimi i të rinjve të bazohej jo në ekzagjerimin taktik, por te teknika, te loja një kundër një dhe te mentaliteti sulmues. Dhe donim një trajner të ri, i cili të kishte një histori me kombëtaren”. Emrat ishin tre. Përveç Pirlos, ishin Daniele De Rossi dhe Fabio Grosso. Tre kampionë bote.

Por presidenti na tha se, bazuar në marrëveshjet që e çuan atë drejt zgjedhjes, me mbështetjen e të gjitha klubeve, përveç Lacios, ne nuk mund të preknim trajnerët e skuadrave të Serisë A. Kështu, De Rosi dhe Groso u përjashtuan”.

Burimi: Bota Sot