Presidenti jopartiak është alternativa më e mirë për Kosovën!

0%

Prej tri ditësh Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet dhe ç’mblidhet. Por nuk e zhvillon seancën për konstituimin e tij. Opozita kërkon që të zgjidhet kryesia e Kuvendit dhe më pas të proçedohet me formimin e qeverisë. Ndërkohë Albin Kurti nuk e pranon një kërkesë si kjo. Ai thotë se duhet të përcaktohemi për zgjedhjen e presidentit/es dhe më pas të krijojmë institucionet e tjera.

Para disa javësh kisha rekomanduar se duhej arrit marrëveshja për presidentin/en dhe më pas të formohej qeveria. Me dëshirën dhe shpresën që ai që zgjidhet kryetar i shtetit të mandatojë edhe qeverinë e ardhshme. Mesa duket kësaj linje po shkon kryeministri në detyrë e me detyrë, Albin Kurti.

Përcaktimi i emrit dhe konsensusi për këtë emër midis mazhorancës dhe opozitës është detyrim i klasës politike në Kosovë. Kurti kërkon që opozita të propozojë një figurë përbashkuese, ndërkohë që ajo merr edhe postin e kryetarit të Kuvendit dhe vendet respektive në qeveri. Abdixhiku kërkon që postin e kreut të shtetit ta ketë LDK, pra një përfaqsues politik i saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Cila është më e mira për Kosovën? Nuk besoj se ka qytetar të Kosovës, i cili nuk do të donte një president jo partiak ose jo politik. Dhe të tillë ka plot në Kosovë. Le ta propozojë partia opozitare dhe Kurti do të duhej ta miratonte. Ai është zotuar se do ta miratonte një personalitet deri diku neutral. Një president jashtë partive politike është gjithashtu interes i Kosovës.

Por partitë opozitare nuk mendojnë për keto interesa. Edhe në rastin konkret ajo ka në axhendë interesat personale të saj. “U shoft Kosova, nëse unë nuk jam president-e”, duket se thonë disa lider të opozitës. Më shumë akoma, disa opozitarë edhe kur interesat e Kosovës rrezikohen seriozisht nga mungesa e institucioneve, bëjnë demagogji me narrativat e aleancave me aleatët e Kosovës.

Sikur ngritja e institucioneve bëhet për Amerikën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe a ndonjë fuqi tjetër perendimore dhe jo për Kosovën e qytetarët e saj. Nëse shqyrtojmë pozicionet e të dy palëve, të zotit Kurti dhe të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, atëherë lehtësisht shkojmë te logjika sipas së cilës, zgjedhja e presidentit për Kosovën dhe jo për partitë është imperativi i kohës.

Dhe nëse presidenti/ja nuk zgjidhet për shkak të interesave personale të opozitarëve, atëherë kjo ve në pykapyetje kredibilitetin e Kosovës si shtet dhe si popull. Nëse politika ve në pikëpyetje shtetin, atëherë kjo pjesë e politikës shkel mbi gjakun e dëshmorëve të atdheut.

Ndaj dhe është e pamjaftueshme që nga njëra anë të mbrosh UÇK-në dhe nga ana tjetër të mos e mbrosh kredibilitetin e shtetit, për të cilin luftoi UÇK. Eshtë absurde ta përdhosësh sakrificën e tyre me jetë për shtetin dhe institucionet e vendit. Opozitarët sot e “tradhtuan” veten. Hoxhaj dhe Haziri folën për jokushtetutshmëri në vazhdimin e seancave të parlamentit.

Kjo do të thotë se opozita kërkon të shkohet menjëherë në zgjedhje të reja. Pra që parlamenti i ri i sapobetuar të shpërndahet sërishmi. Ndërkohë duket se opozitarët janë të interesuar që të shkohet në zgjedhje të reja edhe nëse do të zgjidhej kryesia dhe qeveria. Në këtë rast ajo do ta kishte më të lehtë propagandën e saj demagogjike për ta fajësuar mazhorancën për krizën e stërzgjatur.

Ky skenar po përsëritet për të tretën herë. Njëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 me formimin e qeverisë. Hërën e dytë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 me mungesën e konsesusit për zgjedhjen e presidentit/es. Dhe kësaj radhe pas zgjedhjeve të majit të këtij viti për të njëjtën arsye si herën e dytë.

Shkurt, taktika e shkuarjes së vazhdueshme në zgjedhje duket se është zgjedhja më e preferuar për opozitën. Nuk është vështirë të besohet se pikërisht këtë lloj taktike e dëshirojnë të gjithë ata që nuk e duan Kosovën. Kosova bëhet kur Lumiri, Bedria, Adrian Gjini, Vjosa e të gjithë politikanët të kuptojnë se Kosova do të jetojë edhe kur ne të mos jemi më në këtë jetë.

Taktika sipas së cilës “Kosova bëhet ose me mua, ose hiç”, është model i asaj çfarë përfaqëson dhe bën Aleksandër Vuçiq në Beograd dhe Edi Rama në Tiranë. Kjo taktikë është e rrezikshme për Kosovën. Aq më tepër kur dikush kërkon pushtet pa vota. Në Kosovë po tentohet të zhvendoset pushteti, pavarësisht votës së përfaqësuar.

Nëse opozita do t’i kishte votat, ajo mund ta konstituojë parlamentin e madje ta zgjedhë edhe qeverinë, pa ia kërkuar këtë mazhorancës. Por jo! Nuk e bëjnë këtë, sepse nuk kanë vota, edhe sikur nëntë deputetët e Listës Srpska t’i bashkoheshin opozitës. Kur nuk ke vota, minimum do të duhet të pajtohesh me zgjedhjen e një presidenti jashtëpartiak, siç edhe propozon kreu i mazhorancës.

Ndërkaq duhet të pranosh formulën e proporcionalitetit të ndarjes së pushteteve në qeveri, sipas peshës së votave, nëse dëshiron të jesh në koalicionin qeverisës. Por opozita nuk pranon as njërën dhe as tjetrën. Pastaj del dhe fajëson mazhorancën dhe Albin Kurtin. Nuk mund të ketë absurditet më të madh në shërbimet që kjo opozitë ia bën armiqve të Kosovës.

A mos ndoshta duan këta opozitarë të zhbëjnë shtetin e Kosovës?! Që Vuciq dhe Edi Rama luftojnë për këtë alternativë, këtë nuk e ve në dyshim. Por nuk dua të besoj se edhe opozita e Kosovës i bashkohet këtyre dy anti-shqiptarëve!

Burimi: Bota Sot