Futbollisti nga Kosova, Amir Abrashi, ka shënuar në minutën e 12-të për rezultatin 0:1 pas asistimit të Samuel Krasniqit, por nuk i ka mjaftuar për rezultat pozitiv. Kapiteni Amir Abrashi me Grasshoppersin, pësojnë humbje në udhëtim me rezultat 2:1 nga Servette, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Zvicrës.
“Pavarësisht se Amir Abrashi shënoi golin e tij të parë në Superligë që nga prilli i vitit 2015, Grasshoppers mbeten pa fitore pas ndeshjes së tyre të tretë në ligë”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”. Në minutën e 58-të Grasshoppers mbetet pa një futbollist, Imourane u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Abrashi shprehet kritikë pas ndeshjes: “ Deri te kartoni i kuq, luajtëm një ndeshje shumë të mirë, por pas tij gjithçka u bë shumë e vështirë. Në dhjetë minutat e para, çdo ndërhyrje dukej sikur meritonte një karton të verdhë; duhet të pyesësh veten nëse ato ishin vërtet kartonë të verdhë. Në këtë mënyrë rrezikon ta humbasësh kontrollin e ndeshjes.
Ne marrim një karton të verdhë për një simulim, ndërsa skuadra tjetër fiton një penallti. Atëherë kjo nuk është karton i verdhë. Janë vendime që dhembin”. Krasniqi u paraqit tërë takimin, ndërsa Abrashi u zëvendësua në minutën e 56-të pas një lëndimi. Mraz në minutën e 29-të dhe Lambourde në atë të 85-tën – shënuan për fitoren e Servettes.
Servette renditet në vend të tetë me 3 pikë dhe Grasshoppers në të dhjetin me 1 sosh.
