Sulmuesi i Gjermanisë U-21 realizon dy gola

0%

Nelson Vaiper shënoi dy herë për rezultatin 2:0 në javën e dytë të kampionatit austriak. Për të ishte ndeshja e parë në këtë kompeticion, ndërsa i dha fillimisht avantazhin Sturm Graz përballë Hartbreg në minutën e 69-të. Goditja e tij me kokë përfundoi në rrjetë, ndërsa vendësit e Hartbreg po luanin me një lojtar më pak. Goli i dytë u shënua në minutën e 81-të.

Vaiper shfrytëzoi topin e pasuar në zonë, duke goditur menjëherë. Kujtojmë se sulmuesi i Gjermanisë U-21 është huazuar nga Mainz. Dhe mbrëmja ishte e veçantë, duke qenë se u aktivizua nga stoli në minutën e 62-të. FSHF e ka kontaktuar Vaiperin për Kombëtaren. Duhet thënë se deri tani është me fokusin vetëm te Gjermania.

Burimi: Bota Sot