Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd, se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. OVL-UÇK e ka cilësuar deklaratën e tij si “anti-Kosovë”, duke iu referuar edhe të kaluarës së Zelenskyt si aktor dhe komedian. “Z.
Zelenski, deklarata juaj anti-Kosovë në Beograd, shpërfaq profesionin tuaj para se të bëheshe president!”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv. Organizata më pas ka renditur zhvillimet kryesore që lidhen me luftën e Kosovës, ndërhyrjen e NATO-s, shpalljen e pavarësisë dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për të kundërshtuar qëndrimin e presidentit ukrainas.
OVL-UÇK ka theksuar se Kosova u çlirua pas luftës së viteve 1998–1999 dhe se më shpalli pavarësinë. Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës s’ndryshon Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
