Al-Ahli shfaq interesim serioz për transferimin e yllit të Barcelonës

0%

Klubi saudit Al-Ahli ka shfaqur interesim serioz për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Marc Casado, raporton eksperti i afatit kalimtar, Matteo Moretto. Mesfushori 22-vjeçar pritet të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar veror, pasi gjatë sezonit të fundit nuk arriti të siguronte një rol të rëndësishëm në planet e trajnerit Hansi Flick.

Casado ka mbetur kryesisht në rolin e një alternative nga banka rezervë, duke e bërë gjithnjë e më të mundshëm largimin e tij nga “Camp Nou”. Sipas raportimeve, Casado nuk e përjashton mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite, por para se të marrë një vendim përfundimtar dëshiron t’i shqyrtojë me kujdes të gjitha ofertat që do t’i vijnë.

Al-Ahli tashmë ka shfaqur interesim konkret dhe mund të jetë një prej destinacioneve më serioze për mesfushorin spanjoll. Barcelona, ndërkohë, është e hapur për largimin e tij. Situata e Casados pritet të bëhet edhe më e komplikuar nëse Barça arrin ta transferojë Rodrin, pasi ardhja e yllit të Manchester Cityt do ta rriste ndjeshëm konkurrencën në mesfushën qendrore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këto rrethana, drejtuesit katalanas mund ta shohin shitjen e Casados si një mundësi për të krijuar hapësirë në skuadër dhe për të arkëtuar një shumë të konsiderueshme nga largimi i tij./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi