Një episod i çuditshëm u regjistrua sot më 8 gusht në Uruguai, ndërsa po luhej takimi Uruguai Motevideo – Paysandu. Ishte minuta e 24-të e pjesës së parë, kur një top i goditur doli jashtë stadiumit dhe përfundoi në rrugë. Ndeshja vazhdoi normalisht me një top tjetër, por ndërkohë në sfond ra në sy se u shkaktua aksident për shkak të topit. Dy makina u përplasën pas këtij momenti.
Video u bë virale, ndërsa pati edhe debat për rastin në Uruguai. Sfida kishte vlerë për kategorinë e dytë. Uruguai Montevideo fitoi 1:0, ndërsa goli i vetëm u shënua në minutën e 38-të.
