“Shqipëria kërkon revolucion!”- Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e

0%

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit janë nisur nga zona pranë Kryeministrisë, duke vijuar lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërsa gjatë marshimit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

“Edi Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” janë ndër thirrjet që shoqërojnë marshimin. Protesta vijon prej 70 ditësh, ndërsa qytetarët shprehen të vendosur për të vazhduar qëndresën dhe marshimet kundër qeverisë.

Burimi: Bota Sot