Ylli i “Southern Charm”, Rodrigo Reyes, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një seri fotografish “para dhe pas”, duke treguar transformimin e tij të dukshëm fizik. Në fotografitë e publikuara, 43-vjeçari shfaqet në të brendshme dhe me syze, ndërsa pozon përpara një muri. Krahasimi mes dy imazheve tregon ndryshimin e madh në fizikun e tij.
Reyes ka rrëfyer se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta publikonte fotografinë e parë, pasi në atë periudhë ndihej i turpëruar nga pamja e tij dhe nga fakti se mendonte se e kishte “lënë veten pas dore”. Rodrigo Reyes “Kurrë nuk e mendova se do ta publikoja atë foton e parë.
Në atë kohë, më vinte turp prej saj dhe më vinte turp edhe nga fakti se sa shumë ndihesha sikur e kisha lënë veten pas dore. Sigurisht, nuk e imagjinoja kurrë se do të vinte një ditë kur do ta publikoja me dëshirë në Instagram”, ka shkruar ai.
Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vlerësuar hapjen e tij për të treguar jo vetëm rezultatin përfundimtar, por edhe pikën nga ku kishte nisur ndryshimi. Rodrigo Reyes
