Iraku dhe Norvegjia do të përballen mes tyre, në ndeshjen e dytë të grupit I në Botëror. Kjo është ndeshja e parë mes dy kombëtareve, e cila vjen në një Kupë Bote. Iraku numëron vetëm një ndeshje ndaj shteteve europiane, atë ndaj Belgjikës në vitin e largët 1986. Referuar formës së treguar në kualifikuese, Norvegjia vjen si favorite absolute në këtë takim dhe synon ta nisë me fitore. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.
Burimi:
Bota Sot
