Dilema, opozitë

0%

Kur qeveria në pushtet konsiderohet e fortë opozita duhet të bëjë dyfishin e saj, ndryshe nuk vije në pushtet. Në një vend ku partia në pushtet merr kontrollin politik gjatë dhe gjatë gjithë kohës, opozita e saj mund të quhet një opozitë në gjendje kome. Kur pushteti zgjatet nga qeverisja e vet, akumulohet dilema reale në pyetjen substanciale; A ekziston opozita?

Nuk ka dyshime që opozita është në vetnumërim nga tani e tutje, por ne kemi vetëm një ngushëllim politik të drejtuar opozitës, për hir të politikës alternative që gjithnjë duhet të sjellë opozita, duhet të ndërtojmë argumentin fiktivë mënyre që ajo ekzistoj.

Dhe kërkesat për ekzistencën e saj duhet të kodifikohet në punë efektive të alternativës dhe të kritikës aktive, e më se paku në propagandë të thatë mediatike e sociale. Propaganda e thatë mbetet logjikisht një fushatë që nuk sjell asgjë, sepse konsiderohet e paefekt, nëpër të cilën nuk krijohet përshtypje dhe nuk zgjon mëri ndaj pozitës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur qeveria në pushtet konsiderohet e fortë opozita duhet të bëjë dyfishin e saj, ndryshe nuk vije në pushtet. Në një vend ku partia në pushtet merr kontrollin politik gjatë dhe gjatë gjithë kohës, opozita e saj mund të quhet një opozitë në gjendje kome.

Nuk na pëlqen ta quajmë opozitën në gjendje kome, sepse duke vepruar kështu dëmtojmë politikën pluraliste, dëmtojmë kritikën, alternativën, sistemin dhe gjëra shumë më politike. Dilema e dobësimit të qeverisë në pushtet dhe forcimit të para-qeverisjes së opozitës është një fokus i lidhur ngushtë me agjendën politike.

Ndërsa partia në pushtet, përmes qeverisë, përpiqet të shtrijë sa më shumë ofertën e saj dhe të marketoi agjendën e saj me punë efektive në terren, ajo beson dhe mban pushtetin për këtë gjë dhe do ta mbajë për këtë gjë.

Ndërkohë, opozita, përmes ideve të reja dhe krijuese, i ofrohet publikut në një mënyrë të tillë që përpiqet të kontraktohet më me shumë besim politik, për t’u rinovuar dhe për t’u rizgjedhur, e rikthyer në pushtet, më mirë se më parë.

Guaska e politikës është aktiviteti Të jesh në politikë dhe në parti politike pa u angazhuar në aktivitete do të thotë të jesh bosh, me kredenciale të lidhura me kërpin pas. Gjejmë shumë njerëz në partitë politike dhe në politikë që mbeten kot dhe koti deri në zgjedhje, dhe zgjedhjet bien përsëri për t’ju zgjuar.

Zgjimi nuk vije pas ëndrrës së buzëqeshur, duhet më shumë punë që pas zgjimit të ketë fat. Opozita qe në zgjedhje del keq ka edhe një derë nëse atë ia ofron pozita si një bashkëpunim, bashkëpunimi mund të jetë një rezultat i ri, për atë subjekt politik qe në opozitë nuk arriti të dalë mirë.

Futja në qeveri ose më saktë në pushtet është një garancë politike sepse duke qenë bashkë ulë, frenon agresivitetin e pozitës. Madje duke qenë në pushtet arrin të realizoj edhe disa synime të saja politike e programore si kompromise politike.

Le të shpresojmë se opozita qe futet në pushtet e rritë obligimin e përgjegjësisë për shtet dhe kjo është më e domosdoshmja se sa ngrehina e konflikteve verbale qe për sa vjet kanë minuar disa procese të rëndësishme në forcimin e vendit.

Burimi: Bota Sot