Shqipëria U17 tjetër nivel për Kosovën

0%

Kosova e përmbylli me humbje BVA U17 Kampionatin Ballkanik për Meshkuj, që u zhvillua në Farkë të Shqipërisë. Në ndeshjen e fundit të turneut, të vlefshme për plasmanin në vendin e 5-të, Kosova u mposht nga Shqipëria me rezultat 3:0 (, , ).

“Pas dy seteve të para të luftuara, Shqipëria mori kontrollin e plotë në setin e tretë dhe siguroi fitoren, duke e mbyllur kështu garën në vendin e pestë. Për Kosovën, ky ishte takimi i fundit në këtë edicion të Kampionatit Ballkanik U17, ndërsa përvoja e fituar në këtë garë do të jetë e rëndësishme për gjeneratën e re të volejbollistëve”, thuhet nga FVK.

Burimi: Bota Sot