Pse mjekët gëzohen kur foshnja qan për herë të parë? Neonatologu,

0%

E qara e parë e foshnjës është një nga momentet më emocionuese pas lindjes, jo vetëm për nënën dhe familjen, por edhe për ekipin mjekësor. Sipas neonatologut Luan Morina, ky moment ka rëndësi të adhe, sepse tregon se foshnja ka nisur të përshtatet me jetën jashtë barkut të nënës.

Për këtë temë, Morina foli gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga dhe , ku u diskutua për ditët dhe muajt e parë të jetës së foshnjës, sfidat e prindërve të rinj dhe këshillat më të rëndësishme për kujdesin ndaj të porsalindurve. Duke shpjeguar rëndësinë e të qarës së parë, Morina tha se ky është momenti i vetëm kur mjekët dhe prindërit gëzohen që foshnja qan.

“Momenti i parë kur ne gëzohemi që qan fëmija është kur lind”, tha ai. Sipas neonatologut, e qara e parë është një shenjë shumë e rëndësishme klinike, pasi tregon se foshnja është në gjendje të mirë dhe se procesi i adaptimit ka nisur si duhet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“E qara na tregon shumë gjëra, na tregon për një kondicion të mirë, na tregon për një adaptim të mirë edhe për një fillim të mirë të foshnjës”, shpjegoi Morina. Nga ushqyerja te vaksinat – neonatologu Luan Morina flet në “Shëndeti në rend të parë” për kujdesin ndaj foshnjave Ai theksoi se pikërisht në momentin kur foshnja qan për herë të parë, ajo nis edhe frymëmarrjen e pavarur.

“Në momentin e parë që foshnja qan, ai është momenti i parë kur foshnja edhe merr frymë vetë”, u shpreh ai. Morina shtoi se me të qarën e parë fillojnë të aktivizohen mushkëritë e foshnjës, të cilat marrin rolin e tyre pas lindjes. “Fillojnë mushkëritë e foshnjës të punojnë dhe të marrin detyrën të cilën e kanë”, tha neonatologu, duke e cilësuar këtë moment si “tejet të rëndësishëm”.

Në podcast, Morina foli edhe për shqetësimet më të zakonshme që prindërit e rinj kanë në ditët e para pas lindjes. Sipas tij, për shumë prindër kjo periudhë është e mbushur me pasiguri, pasi gjithçka është e re dhe shpesh nuk dinë çfarë duhet të vëzhgojnë më shumë. “Nëse flasim për prindër të rinj, normalisht për ta është gjithçka e panjohur”, tha ai.

Ai tregoi se pyetjet më të shpeshta lidhen me ushqyerjen e foshnjës: a po pi mirë, a po merr sasinë e mjaftueshme të qumështit dhe kur duhet të shqetësohen prindërit. “Kryesisht i kemi telashet: a po pin mirë, si duhet të vlerësojmë ne që po ushqehet mirë, a jemi duke dhënë sasinë e mjaftueshme?”, tha Morina.

Neonatologu theksoi se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme që prindërit të marrin informacion të saktë nga profesionistët shëndetësorë, sidomos për ushqyerjen me gji. “Ne gjithmonë e kemi këshillën dhe insistimin më të madh si profesionistë, insistojmë që foshnjat të ushqehen me gji”, u shpreh ai.

Sipas Morinës, gjidhënia është një nga faktorët më të rëndësishëm në ditët e para të jetës së foshnjës, ndërsa nënat duhet të këshillohen dhe të mbështeten për mënyrën e duhur të ushqyerjes. Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

Burimi: Telegrafi