Në Shqipëri, ky proces mban emrin e Armand Dukës

0%

“Në futbollin modern, suksesi i një federate varet nga më shumë sesa vetëm rezultatet në fushë. Pas rritjes së një lëvizjeje sportive qëndron planifikimi, investimet, infrastruktura dhe një vizion i aftë të shohë përtej së tashmes.

Në Shqipëri, ky proces mban emrin e Armand Dukës”, kjo është nisja e artikullit nga media italiane “Flashsport”, e cila i ka kushtuar rëndësi të veçantë punës dhe strategjisë që ka ndërtuar presidenti i FSHF-së, Armand Duka në zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Më tej, pasqyrohet evoluimi dhe transformimi i i futbollit vendas, nga ai periferik në atë të skenës europiane.

Sipas këtij artikulli, “çelësi” i suksesit te Duka, përkon me “bindjen se suksesi sportiv është rezultat i një projekti afatgjatë”. Për të përmbledhur kontributin e presidentit Duka, mediumi në fjalë e ka mbështetur edhe te detyra në UEFA, institucioni më i rëndësishëm në futbollin europian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot