Klubi i Sopotit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me portierin nga Bregu i Fildishtë, Bamba Drissa, e ku konfirmohet ekskluzivja e “Newsport.al”. Përsa i takon kontratës, ajo është 1-vjeçare, por ka opsion për ta rinovuar. Një lëvizje befasuese që ka habitur jo pak në Kategorinë e Parë. “Bamba Drissa vesh fanelën e Sopotit.
Klub futboll Sopoti ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e portierit nga Bregu i Fildishtë, Bamba Drissa. Mes klubit dhe gradianit 32-vjeçar është nënshkruar kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi.
Drissa vjen si një afrim cilësor për librazhdasit, pas një eksperience disa vjeçare me Stade d’Abidjan në Ligën e Parë dhe po ashtu si pjesë e kombëtares U-22 e Bregut të Fildishtë”, postimi i klubit të Sopotit.
