RENEA ka zbarkuar në Korçë mbrëmjen e sotme. Top Channel mëson se vetëm pak minuta më parë, forca të shumta policie si edhe RENEA kanë shkuar pranë banesës së autorit. Po ashtu janë ushtruar kontrolle në varrezat e qytetit. Dyshohet se autori mund të jetë fshehur në këtë zonë. Johan Zuko nuk është arritur të gjendet atje nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Policia ka dhënë informacionin paraprak për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku humbi jetën 20-vjeçari Johan Zuko. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës , në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15, ku një konflikt mes disa personave është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Ish-efektivi i Forcave të Armatosura u vra me kallashnikov nga shoku i fëmijërisë, Metko: Kishin konflikt të mbartur prej disa kohësh Ndërkohë, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ku do t’u nënshtrohen veprimeve të mëtejshme procedurale. Viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para ngjarjes.
Gazetarja Dhorjela Çule, raporton se Zuko dyshohet se ka pasur me vete edhe një thikë. Thika është gjetur në dorën e viktimës pas ngjarjes dhe është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale. Viktima ka marrë vetëm një plagë në pjesën e poshtme të shpatullës, plumb i cili i ka dalë nga ana tjetër.
Autori e ka qëlluar nga pas viktimën, teksa 20 vjeçari ngjiste shkallët, në kat të tretë. Mësohet se 20-vjeçari ishte mobilizuar si ushtar prej më shumë se një viti dhe vetëm dy muaj më parë kishte lënë detyrën pasi do shkonte tek i vëllai në Angli. Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në arrati.
Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes. /Tch
