Hedhja e vezëve në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, të shtunën në Kuvend të Kosovës zuri vend edhe në media e njohura botërore. Agjencia “Associated Press” publikoi videon me titull “Ligjvënësja opozitare hedh vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.
Agjencia “Reuters” u ofroi mediave fotografi dhe video, ndërsa “The Guardian” publikoi videon duke e titulluar “Ligjvënësja kosovare i hedh vezë kryeministrit”.
