Sulmuesi që nuk zgjodhi Shqipërinë feston kualifikimin në sekondat e

0%

Roko Vata ka lënë plotësisht pas dëmtimin horror që pësoi në fundin e muajit janar. Sot u rikthye për të luajtur ndeshjen e parë zyrtare me Uatford pas operacionit. Vata u fut në fushë pikërisht në minutën e 77-të. Ishte zëvendësimi i fundit dhe rezultoi me fat. Uatford shënoi në sekondat e fundit për të fituar 1 me 0 ndeshjen ndaj Kraulej.

Sfida ishte e vlefshme për raundin e parë të “EFL Cup”. Uatford kaloi më tej. Vata ndërkohë është gati për këtë sezon, ndërsa kujtojmë se zgjedhja e tij është përfaqësimi i Irlandës dhe jo Shqipërisë.

Burimi: Bota Sot