Ish-deputeti Fatos Geci ka reaguar pas incidentit me hedhjen e vezëve, duke e kritikuar këtë veprim si formë reagimi ndaj përpjekjeve për ndërtimin e institucioneve.
Geci ka shkruar se vezët mund të shërbejnë si simbol i rezistencës ndaj projekteve si Zajednica apo Demarkacioni, por jo ndaj procesit të ndërtimit të institucioneve, për të cilin, sipas tij, përgjegjës janë të gjithë të zgjedhurit nga populli. Postim i plotë: Vezët mund të jenë simbol i rezistencës ndaj projekteve si Zajednica apo Demarkacioni.
Por jo ndaj projektit të ndërtimit të institucioneve, për të cilin përgjegjës jemi të gjithë të zgjedhurit nga populli. Të ftohesh në takim për të diskutuar një marrëveshje për ndërtimin e institucioneve dhe t’i përgjigjesh kësaj ftese me vezë në fytyrë, është jo vetëm ironike, por edhe shumë qesharake. Turp i madh! E aq më tepër kur një veprim i tillë vjen nga një ish pjesëtare e UÇK-së.
Sa keq për ju!
