Vritet 20-vjeçari në Korçë, ishte pjesë e Forcave të Armatosura –

0%

Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen nr. 14 të Korçës, në Shqipëri. Viktima është identifikuar si Joan Zhuko , i cili sipas raportimeve paraprake ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Dyshohet se Zhuko është ndjekur nga autori para se të qëllohej për vdekje në hyrje të një pallati. Arma e përdorur dyshohet të jetë kallashnikov.

I dyshuari, i identifikuar me inicialet K.A. , është në kërkim nga Policia, shkruan Euronews.al, përcjell Sinjali. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes. Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com