Kapet 31 vjeçari me kallashnikov, dyshohet se tentoi të vriste një 38

0%

Një 31 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kavajë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti me armë zjarri ka tentuar të vrasë një 38 vjeçar. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ngjarja është parandaluar pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt. Pas kësaj, shërbimet policore janë organizuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Si rezultat i ndërhyrjes, është kapur në flagrancë shtetasi N. H., 31 vjeç.

Në momentin e ndërhyrjes, ai mbante një armë zjarri kallashnikov, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me municion luftarak. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se N. H. kishte pasur një konflikt me shtetasin I. R., 38 vjeç, dhe më pas kishte tentuar ta vriste atë me armë zjarri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërhyrja e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat e rënda për jetën e 38-vjeçarit. Në vijim të veprimeve hetimore, është proceduar penalisht edhe shtetasi I. R., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur me grushte N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: Kallxo