Të shtëna me armë automatike janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tetovë. Sipas policisë së Tetovës, rreth orës , një person, i cili ka lëvizur me motoçikletë, ka qëlluar disa herë në drejtim të shtëpisë familjare të 48-vjeçarit S.B., pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes janë konstatuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë dhe objektin veror në oborr, ndërsa dëmtime ka pësuar edhe një automjet i tipit BMW i parkuar. Nga policia e Tetovës thonë se nga vendi i ngjarjes janë marrë gjashtë predha për ekspertizë ndërsa shtojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit.
Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen.
