Një motoçiklist ka ndërruar jetë një javë pasi ishte përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Ramun të Pejës. Aksidenti ka ndodhur më , rreth orës , ku ishin përfshirë një automjet me ngasës mashkull kosovar dhe një motoçiklist mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor. Më , rreth orës , viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ndërsa rasti është nën hetime.
