Verim Zherka tregoi mjeshtri ndaj Partizanit të Beogradit dhe habia

0%

Verim Zherka i takon gjeneratës më të lavdishme të hendbollit ferizajas. Zherka debutoi në gjeneratën e artë të Borcit në fillim të tetorit të viti 1987 ku për disa javë i priu kreut të tabelës në Ligën e Parë ish jugosllave. Duhet kujtuar një ndeshje mjeshtërore të Verim Zherkës ndaj Partizanit të Beogradit në kuadër të Ligës së Dytë Federative të ish Jugosllavisë.

Ferizajasit triumfuan me rezultat ndaj beogradasve, ndërsa Zherka shënoi 7 gola në derbin e javës së 21-të. Borci renditej në vend të 6-të me 22 pikë, dy më shumë se Partizani që gjendej dy pozita më poshtë. Sipas gazetës “Rilindja” me gazetarin Avni Shabani, të datës 7 maj të vitit 1990: “Me interesant se loja, qe dueli i simpatizuesve të të dy palëve.

Ishin këta shikues të rinj nga Ferizaj. Derisa kryesisht ata të kombësisë shqiptare, anonin për Borcin, pala tjetër e kombësisë serbe e malazeze mbajti anën e Partizanit. Këta të fundit patën dy flamuj të RSS dhe një tjetër të pakuptueshme Dueli i simpatizuesve nuk prajti gjatë gjithë ndeshjes. Në momente ky duel tejkaloi suazat e sporti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Simpatizuesit e skuadrës mysafire pos tjerash brohoritën edhe ndihmo o Zot, por as kjo nuk u mjaftoi të bëjnë befasi”. Borci (F) – Partizani (BG) (10:8) Ndeshja kampionale që u zhvillua në pallatin e sportit në Ferizaj para rreth 700 shikuesve u mbyll me fitoren e Borcit me (10:8). Referoi Kire Peshkov dhe Pavle Dulevski të Shkupit. Shtatëshet: Borci 6 (6), Partizani 7 (6).

Përjashtimet: Borci 6, Partizani 4. Borci: Latkoviq, Xhelal Selmanaj 3, Burkush 1, Lipovica, Dauti, Tomoviq 6, Verim Zherka 7, Adnan Rudari 1, Durleviq, Budisha 4 dhe Handan. Partizani: Jeliçiq, Bozhiq, Bllagojeviq, MIhajlloviq 3, Padezhanin 4, Rosiq 4, Knezheviq 1, Vasileviq, Jurkoviq 9, Iliq dhe Miletiq.

Burimi: Bota Sot