Juventusi – Interi, Zhegrova titullar dhe ja nota në derbin e

0%

Humbja e parë e Juventusit në fazën përgatitore nën drejtimin e Spallettit. Derbi i Italisë (ndeshje miqësore) në Perth të Australisë u fitua nga Interi, që mposhti Juventusin me rezultat 2:1. Vendimtarë ishin golat e Dimarcos (20’) dhe Diuofit (62’), ndërsa goli i Conceiçaos (85’) për Juventusin erdhi shumë vonë, në fund të ndeshjes.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, u paraqit titullar për Juventusin dhe u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa u vlerësua me notën 6.4 nga “Flashscore”. “Portieri Di Gregorio pati një paraqitje shumë të dobët, duke qenë përgjegjës për të dy golat e pësuar nga Juventusi. Veçanërisht në golin e dytë, kur me një ndërhyrje shumë të ngathët e dërgoi topin vetë në portën e tij.

David ishte thuajse i padukshëm: nuk arriti të përfshihej në lojë, preku pak topa dhe shumicën e tyre i humbi. Në anën tjetër, Alajbegoviç bëri një debutim të mirë. Ai i dha më shumë gjallëri ndeshjes dhe madje iu afrua barazimit në minutat e fundit”, k a shkruar media italiane “Tuttosport”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot