Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës s’ndryshon

0%

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se qëndrimi i shtetit të tij për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur mbetet i pandryshuar. Gjatë vizitës zyrtare në Beograd, Zelensky është pyetur në një konferencë për media lidhur me çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se Ukraina respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë. Ne e respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Ky është qëndrimi ynë. Sa i përket asaj që thatë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, qëndrimi mbetet i pandryshuar. Gjithmonë e kemi theksuar këtë dhe se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar”, ka thënë ai, sipas mediave në Serbi.

Në këtë kontekst, Zelensky ka falënderuar Serbinë për “respektimin e integritetit dhe sovranitetit të saj territorial, përfshirë Krimenë”. “Nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë në çështjen e Serbisë”, ka shtuar ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com