Dyshimet për gjurin e Sinerit

0%

Nuk është ende momenti për të ngritur alarme, por te Janik Sineri kujdesi nuk është kurrë i tepërt. Vetëm pak javë pas triumfit në Uimbëlldon, ku më 12 korrik mposhti Aleksandër Zverevin duke fituar titullin e dytë radhazi në turneun londinez, numri një i botës po përballet me një problem të vogël, por bezdisës, në gjurin e djathtë.

Tenisti italian e ka marrë këtë shqetësim që nga ndeshja e vështirë e debutimit në Londër kundër Kecmanoviçit, kur pësoi një rrëzim të fortë. Bëhet fjalë për një inflamacion në nyje, i cili në orët e fundit ka hapur disa pikëpyetje në prag të turneut të ardhshëm në Amerikën e Veriut dhe veçanërisht të turneut ATP të Sinsinatit.

Konfirmimi se kontrollet e ditëve të fundit nuk kanë qenë thjesht një vizitë rutinë vjen nga detajet e zhvillimeve të fundit. Të premten e kaluar, Jannik kishte bërë një ndalesë të shkurtër në JMedical, ndërsa të martën iu nënshtrua një vizite të thelluar prej katër orësh (nga ora deri në ) në klinikën ortopedike Physioclinic në Milano.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aty e priste profesor Xhanluka Melegati, fiziatri i besuar i tij, i cili është pjesë e stafit të mëparshëm të Milanit të Alegrit në sezonin e titullit kampion 2010/2011 dhe i kombëtares së ragbisë, si dhe një pikë referimi për kampionë si Ronaldo Fenomeni, Horge Lorenco dhe Roberto Bolle.

Sipas disa zërave, thuhet se mund të ketë qenë pikërisht Masimiliano Alegri, mik dhe tifoz i Sinerit, ai që i ka sugjeruar stafit të tenistit specialistin milanez. Diagnoza – Rezultati i kontrollit thuhet se ka qetësuar sportistin dhe ekipin e tij. Doktor Melegati i ka përshkruar një cikël trajtimesh fi zioterapie, duke i rikthyer kampionit italian edhe buzëqeshjen.

Pasi u kthye menjëherë në Montekarlo, Sineri është parë në “Country Club”, ku ka zhvilluar një seancë stërvitore intensive dhe me ritëm të plotë, duke goditur topa dhe duke u shfaqur i qetë dhe në humor të mirë. Për më tepër, pas problemeve që pati në Paris, të cilat i prishën ëndrrën për të kompletuar “Career Grand Slam”, Janik ka ndryshuar rutinën e përgatitjes.

Ai ka përqendruar seancat stërvitore në orët më të nxehta të ditës, për të përshtatur trupin me temperaturat e larta. Tre skenarët për Sinsinatin – Edhe pse ndjesitë nga fusha janë inkurajuese, jo të gjitha dyshimet janë zgjidhur ende. Në tavolinë mbeten tre mundësi për udhëtimin drejt Ohajos, ku të enjten më 13 gusht nis Mastersi 1000 i Sinsinatit.

Në këtë turne, sezonin e kaluar Sineri arriti deri në fi nale, por u tërhoq më pas ndaj Alkarazit për shkak të një goditjeje nga nxehtësia. Mundësia e parë – Të respektohet plani fillestar: të përfundojë përgatitjet në Montekarlo dhe më pas të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të dielën (bileta e avionit është rezervuar tashmë), për të luajtur normalisht në Sinsinati.

Mundësia e dytë – Të shtyhet udhëtimi me disa ditë, për të vazhduar terapitë në Europë dhe për të mbërritur në SHBA pak para fi llimit të turneut, pa hequr dorë nga pjesëmarrja. Mundësia e tretë – Të tërhiqet për arsye sigurie nga Sinsinati, për të trajtuar plotësisht gjurin dhe për t’u rikthyer direkt në US Open, që nis më 30 gusht.

Për Sinerin, mungesa në turneun përgatitor në fushat e forta nuk do të ishte një tragjedi. Tenisti nga Tirolit i Jugut ka treguar tashmë se di të menaxhojë situata të tilla edhe pa luajtur turne përgatitorë, siç dëshmoi kur fitoi Uimbëlldonin me shumë siguri vetëm një muaj më parë.

US Open nuk duket aspak në rrezik dhe objektivi kryesor mbetet që ai të mbërrijë në Nju Jork në 100% të formës. Një qasje prej kampioni të madh, e fokusuar te objektivat më prestigjioze edhe duke pranuar disa sakrifica, që e bashkon Sinerin me rivalin e tij të madh, Karlos Alkaraz.

Spanjolli nga Murcia, i cili po përballet me një dëmtim në kyçin e dorës që e ka mbajtur jashtë fushave që nga mesi i prillit, ka njoftuar tashmë tërheqjen nga Sinsinati për të mos rrezikuar një rikthim të dëmtimit pas katër muajsh rikuperimi. Madje, edhe pjesëmarrja e tij në Nju Jork mbetet ende në dyshim.

Për Janikun, megjithatë, përveç ndonjë përkeqësimi të papritur në minutën e fundit, sinjali mbetet pozitiv. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të përcaktuar datën e fluturimit, por rruga drejt finales së Nju Jorkut më 13 shtator tashmë është përcaktuar.

Burimi: Bota Sot