Arsenali zyrtarizon brazilianin që kërkonte prej muajsh

0%

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e Bruno Guimaraesh nga Njukasëll për 75 milionë paund. Braziliani bëhet lojtari i katërt i kësaj dritareje të merkatos, pasi siguroi përfundimisht Hinkapi e pastaj Kristos Tzolis dhe Ilan Meslier. Guimaraesh ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me opsion zgjatjeje prej 12 muajsh të tjerë. “Jam i lumtur për mundësinë.

Që nga hera e parë që fola me Andrea Berta dhe Mikel Arteta, isha i emocionuar. Thjesht ndjeva brenda meje se kam nevojë për një sfidë të re në jetën time dhe mendoj se të jem lojtar i Arsenalit do të jetë një sfidë emocionuese në jetën time. Pasi kam luajtur dy Kupa Bote, mendoj se kam nevojë për një sfidë si kjo.

Dua të fitoj trofe, dua të bëj histori dhe mendoj se jam në vendin e duhur për ta bërë këtë. Jam shumë i emocionuar që do të filloj. Kemi ndeshje të vështira për të luajtur këtë sezon, kështu që skuadra do të jetë shumë, shumë e rëndësishme dhe shpresoj se mund t’i arrijmë ëndrrat tona”, tha braziliani pas prezantimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njukasëll fillimisht nuk kishte dashur të shiste 28-vjeccarin por ky i fundit i bëri kërkesë personalisht klubit që të mundësonte transferimin që u finalizua sot.

Burimi: Bota Sot