Barcelona shton presionin për Rodrin

0%

Barcelona është gati të bëjë lëvizjen e radhës për Rodrin, teksa negociatat për transferimin e mesfushorit spanjoll po hyjnë në një fazë vendimtare. Klubi katalanas pritet të përmirësojë ofertën e tij shumë shpejt, me synimin për të përshpejtuar bisedimet dhe arritur marrëveshjen me Manchester City.

Oferta e parë, prej 45 milionë eurosh, plus 5 milionë euro bonuse, është refuzuar nga anglezët. City kërkon një shumë më të lartë për ta lejuar largimin e Rodrit. Megjithatë, sinjalet që vijnë nga negociatat janë pozitive.

Burime pranë bisedimeve bëjnë me dije se Manchester City e pret largimin e Rodrit drejt Barcelonës këtë verë, kërkesë që i është bërë me dije qartë edhe nga vetë mesfushori këto dy ditë, ndërsa tashmë çështja kryesore mbetet vetëm gjetja e shifrës së duhur. Edhe nga krahu i lojtarit, qëndrimi është i qartë: Rodri dëshiron Barcelonën dhe projekti i klubit katalanas e bindur mesfushorin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Barça është gati të rrisë ofertën. Negociatat vazhdojnë dhe ekziston besim i plotë se marrëveshja mund të realizohet. Transferimi i Rodrit në “Camp Nou” po merr gjithnjë e më shumë formë.

Burimi: Bota Sot