Chelsea vendos çmimin për Pedro Neton

0%

Chelsea nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Pedro Netos pa marrë një ofertë të konsiderueshme, pavarësisht interesimit në rritje nga Manchester City. Sipas Daily Mail, klubi anglez nuk ka përcaktuar publikisht një çmim për anësorin portugez, por do të shqyrtonte një transferim vetëm nëse oferta do të ishte shumë e lartë.

Manchester City tashmë ka zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit. Chelsea e vlerëson shumë 26-vjeçarin dhe beson se çmimet e larta që po paguhen për sulmuesit anësorë në treg justifikojnë kërkesat e tij. “Blutë” pritet të kërkojnë rreth 80-100 milionë euro për të shqyrtuar shitjen e Netos, ndërsa vlera e tij aktuale në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Burimi: Bota Sot