Mitrovica triumfon ndaj Ferencvaroshit dhe siguron vazhdimin në Evropë

0%

Futbollistet e Mitrovicës kanë shënuar një tjetër sukses në arenën evropiane, duke siguruar vazhdimin e garave pas fitores 2-1 ndaj skuadrës së njohur hungareze, Ferencvarosh. Ndeshja u zhvillua sot (e shtunë) paradite në Budapest dhe ishte e vlefshme për vendin e tretë në mini-grupin e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Me këtë fitore, Mitrovica siguroi të drejtën për të vazhduar garat në raundin e parë kualifikues të “Europa Cup”, që përfaqëson nivelin e dytë të garave evropiane për klubet e futbollisteve. Ferencvaroshi kaloi në epërsi në minutën e 68-të, duke e vështirësuar situatën për skuadrën kosovare. Megjithatë, Mitrovica reagoi fuqishëm në fund të takimit.

Heroina e përmbysjes ishte Aurora Mulliqi. Ajo fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 76-të, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë, duke i dhënë Mitrovicës fitoren 2-1 dhe kualifikimin për vazhdimin e aventurës evropiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshja ndaj Ferencvaroshit ishte vendimtare, pasi fituesi siguronte një vend në “Europa Cup”, ndërsa skuadra humbëse eliminohej nga garat evropiane. Mitrovica kishte pësuar humbje në gjysmëfinalen e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur 5-0 nga Brann i Norvegjisë të mërkurën në Budapest.

Megjithatë, skuadra kosovare u rikthye fuqishëm në ndeshjen vendimtare dhe me fitoren ndaj Ferencvaroshit siguroi një tjetër paraqitje në skenën evropiane. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi