Shpërndaje në: Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar sërish kohë shtesë për bisedime me kryetarët e partive të tjera për presidentin. Në nisje të seancës konstituive kur ai pritej të propozonte emrin për kryetar të Kuvendit, Kurti ka dalë me kërkesën për kohë shtesë.
“Marrëveshje politike nuk kemi ende prandaj për të evituar zgjedhjet e reja ju lus për kohë shtesë”, ka thënë ai, çka ka çuar në pakënaqësi në sallë.
Burimi:
Koha
